DYLON

Gjilan: Mbahet punëtoria “Format Standarde të Aktgjykimeve Gjyqësore”

Gjilan: Mbahet punëtoria “Format Standarde të Aktgjykimeve Gjyqësore”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), është organizuar tryeza “Format Standarde të Aktgjykimeve Gjyqësore”.

Një fjalë rasti, ka mbajtur Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, i cili ka thënë se këto forma do të jenë unike për tërë sistemin gjyqësorë dhe kjo është e mirë, pasi që nuk do të përdoren forma të aktgjykimeve të çfarëdollojshme.

EkoHigjiena

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i JSSP-së, Agon Gashi, ka vlerësuar këtë si një hap mjaft me rëndësi për gjyqësorin e vendit, ndërkohë me pas kanë vazhduar prezantimin e formave të aktgjykimeve gjyqtari i Gjykatës se Apelit, Albert Zogaj, dhe gjyqtari i Divizionit Civil të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Berat Spahiu, në cilësinë e anëtarëve të grupit punës për standardizimin e vendimeve gjyqësore në lëminë civile.

Më pas punëtoria ka vazhduar punimet edhe pasdite me anëtarët e grupit punues me ish-Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani dhe gjyqtarin e Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan, Aziz Shaqiri, për standardizimin e vendimeve gjyqësore në lëmin penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.