DYLON

OAK: BSPK duhet të jetë zëri i punëtorëve, jo i Qeverisë

OAK: BSPK duhet të jetë zëri i punëtorëve, jo i Qeverisë
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar nga deklarata e Kryetarit të BSPK-së i cili kërkon që pushimi i lehonisë të paguhet 6 muaj nga punëdhënësi me 70% të pagës bazë, 3 muaj nga Qeveria 100% dhe 3 muaj pa pagesë ashtu siç është tani.

OAK kërkon nga BSPK – Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe gjithë faktorët e tjerë që të përkrahin propozimin që Qeveria të marrë përsipër 100% pagesën e lehonisë ashtu siç e kanë marrë të gjitha shtetet e rajonit, që do të ndikoj në rritjen e punësimit të femrave.

Statistikat shumë shqetësuese të cilat OAK ka siguruar, tregojnë një shkallë shumë të ulët të punësimit të gjinisë femërore, me vetëm 12% (nga 600.000 femra në moshë pune vetëm 70.000 janë të punësuara) në krahasim me 48% të meshkujve dhe kjo shkallë e ulët e papunësisë vjen si pasojë e ligjeve të papërshtatshme që kemi.

EkoHigjiena

Oda e Afarizmit të Kosovës kohë më parë ka marrë iniciativën për ndryshim të Ligjit të Punës konkretisht për Pushimin e Lehonisë që të mbulohet 100% nga shteti, ashtu siç e kanë edhe shumë vende të rajonit dhe Evropës, e cila ndikon në rritjen e punësimit të femrave.

OAK për këtë çëshjte ka realizuar takime me zyrtarët qeveritar duke filluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin e Ministrisë së Financave. Bedri Hamza, Ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka dhe me BSPK – Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të cilët kanë premtuar mbështetje në këtë drejtim.

Linku i deklaratës së kryetarit të BSPK-së nga minuti 19:00:

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2285425165037641/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.