Policia e Kosovës ka raportuar për një rast ku në rrugën ”Xhemajl Mustafa”, në Gjilan, viktima mashkull Shqiptar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, meshkuj K/shqiptarë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor ne spitalin rajonal Gjilan, ku pas tretmanit mjekësor lirohet.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit dërgohen në qendrën e mbajtjes.