Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, drejtuar nga kryesuesja Shpresa Kurteshi – Emini, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të ish asambleistes dhe ish gazetares gjilanase, Arzie Nuhiu, e cila ka ndërruar jetë ditë më parë, si dhe në nderim të të gjithë atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, e ndjera Arzie Nuhiu u vlerësua lartë për angazhimet e saja sa ishte anëtare e KK-së së Gjilanit, vite më parë, por edhe për kontributin e dhënë tani së fundi edhe si anëtare e Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, transmeton 2LONLINE.com.
Përndryshe, seanca ka vazhduar tutje me pikën e rendit të ditës që ka të bëjë me Raportin e Punës së Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Qershor 2021. /2LONLINE.com/