/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës, Njësitet e specializuara nga Drejtoria Për Hetimin e Narkotikeve që veprojnë në Gjilan, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Luftimi Rrugor i Substancave Narkotike 2016” përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se në rrugën “Hasan Tasini”, në Gjilan, në brendësinë e shtëpisë së dyshuarit, Shqiptar shtetas i Kosovës, ka të mbjella bimë narkotike.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se është njoftuar dhe është marr leja nga Prokurori dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake ku është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku fillimisht në dhomën e tij në dritare janë gjetur dy bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa –Marihuanë, në dollapin e rrobave janë gjetur tri bimë narkotike, të cilat kanë qenë të vendosura në një pajisje elektrike për rritjen e bimëve si dhe në dhomën nën kulme janë gjetur edhe njëmbëdhjetë bimë tjera të llojit Kanabis Sativa –Marihuan të cilat kanë qenë të vendosura në pajisje elektrike për rritjen e tyre.
Toger Hashani tha se po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy kavanoza me substancë narkotike si dhe një qese po me substancë narkotike.
Gjatë kontrollit në vendngjarje ka prezantuar edhe prokurori i shtetit i cili pasi që ka shikuar vendin e ngjarjes ka vendosur që të gjitha dëshmitë e poshtë shënuar të sekuestrohen në cilësi të provave materiale.
Me këtë rast janë gjet dhe janë sekuestruar:
- Gjashtëmbëdhjetë bimë narkotike të Kanabis Sativës të gjatësisë prej 50 cm deri 110 cm.
- 70.8 gram Substancë narkotike e llojit Marihuanë.
- Janë gjetur 4 copë ventilatorë.
- 1 (një) filtër i ajrit 310m3/h.
- 2 copë gypa të izolimit ngjyrë alumini.
- 1 (një)peshore ngjyrë hiri.
- 420 copë Vazo të vogla të mbushura me dhe të gatëshëm dyshohet për mbjellje.
- 13 copë Stabilizatorë.
- 7 (shtatë) llapma elektrike me reflektorë.
- 18 (tetëmbëdhjetë)Llamba ndriçuese.
- 1 (një)ndriçues i rrymës.
- Rezervar uji i mbushur me kabllo të rrymës elektrike.
- Timer Box Programues i kokës.
- 6 (gjashtë) shufra plastike ngjyrë të zeza, të gjitha këto dyshohet të jenë mjete ndihmëse për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike.
Pas intervistimit personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndalur për 48 orë . Rasti i hetuar, nga Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e narkotikëve, është proceduar në Prokurorinë e Shtetit. /2L ONLINE/
fotoilustruese