Njësiti për hetimin e narkotikeve në afërsi të Stadiumit të Qytetit –Gjilan, ka hasur në dy persona të dyshuar, të cilët posa kanë vërejtur hetuesit, kanë hedhur në tokë një paketim.
Paketimi doli të jetë substancë narkotike e llojit Marihuan.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se paketimi me substancë të dyshuar sekuestrohet në cilësi të provave materiale, dhe dy personat shoqërohen në Stacionin .Policor.
“Është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar me peshë 1.2 gram. Në konsultim me Prokurorin njëri i dyshuari E.S. ndalet në mbajte për 24 orë, kurse tjetri i dyshuar është liruar dhe lënda procedohet në Prokurorinë Themelore.