/2L ONLINE/ – Pas një pune operative-hetimore dhe në bashkëpunim mes ekipeve patrulluese të stacionit policor në Gjilan dhe Njësisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestrua një sasi të narkotikeve e llojit marihuanë, në peshë prej 16 kg e 615 gram.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se është arrestuar një i dyshimte S.V. I lindur ne vitin 1954, I nacionalitetit shqiptare nga Gjilani.
Nënkolonel Azizi ka bërë me dije se përveç narkotikëve, është sekuestruar një veturë e tipit Mercedes me targa të Bujanocit, 370 Euro dhe 4 telefona mobil.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshimtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /2L ONLINE/