Njësitet Mbështetëse të Policisë së Kosovës gjatë një kontrolli rutinë, në rrugën qarkore në Gjilan, kanë ndaluar veturën Golf V me targa të huaja ku gjatë kontrollimit kanë gjetur në veturë një cigare (Gjoint) me substanca të dyshuara narkotikë të llojit marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga njësiti antidrogë është konfiskuar substanca e dyshuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor.
Substancës narkotikë i është bërë testi fushor dhe e njëjta ka peshuar 1.1 gramë. Me vendim të Prokurorit të shtetit rasti dërgohet në procedurë të rregullt.