Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”. /2LONLINE.com/