/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “grabitje”, që ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Gjilan, ku janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë grabitur nga viktima, femër, një çantë krahu në të cilën kishte dokumente personale të viktimës dhe disa para të gatshme.
Tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e grabitura. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustirm