Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin dhe Trafikimi të Narkotikeve njësitet që veprojnë në Gjilan, gjatë hetimit të rastit kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, shqiptar shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka shitur substancë narkotike të llojit marihuanë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në konsultim me Prokurorin dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprake është bërë bastisja e banesës ku ka qenë duke banuar përkohësisht, në korridorin e banesës në një kavanoz është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.
“Substanca e dyshuar është konfiskuar dhe është bërë matja e substancës narkotike e cila ka peshuar 9.5 gramë. Me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Lënda pas kompletimit i dorëzohet Prokurorisë Themeore, departamenti për krime të rënda në Gjilan.