DYLON

Gjilan: Arrestohen për marrje me prostitucion

Gjilan: Arrestohen për marrje me prostitucion
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se dy personat të dyshuar, një burrë dhe një grua, janë arrestuar me dyshimin se janë marr me prostitucion.

“Policia e Kosovës, njësitet e specializuara kundër trafikimit me qenie njerëzore nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, kanë arrestuar dy personat të dyshuar, shqiptar, shtetas të Kosovës, një burrë dhe një grua, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje të veprës kundërvajtëse,“Marrje me Prostitucion” ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan, Divizioni për Kundërvajtje, dhe ndaj tyre gjyqtari ka shqiptuar dënime me gjobë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.