Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan, më 05 mars 2018 rreth orës 12:00, ka pranuar një ankesë të paraqitur nga dy prindërit, shqiptar shtetas të Kosovës, me banim në Gjilan, se i dyshuari, djali i tyre (1983), në vazhdimësi i ka ngacmuar dhe kanosur prindërit e tij, me të cilët jeton në bashkësi familjare, ku pas një kohe edhe i ka larguar nga shtëpia.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësiti i hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku pas arritjes tek shtëpia, i njëjti ka refuzuar t’u bindet urdhrave të oficerëve policor.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion. Ai edhe në stacionin policor ka vazhduar të ketë sjellje agresive dhe kërcënuese, për çka edhe është kontrolluar nga mjeku psikiatrik dhe ju ka ofruar edhe ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal-Gjilan”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Ngacmim” gjersa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.