Autoritetet policore kanë raportuar për një rast të grabitjes me armë.
Në Gjilan, viktima, mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se dy persona të maskuar dhe të armatosur, me revole kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës para të gatshme, tre telefona celularë dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.