Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtarë të Policisë së Kosovës ka pranuar video incizime në të cilat shihet vozitësi duke drejtuar automjetin e tijë, ku ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion duke rënë ndeshë me rregullat e trafikut, gjersa vozitësi tjeter, gjatë matjes me anë të radarit laserik nga ana e njesitit të komunikacionit Rajonal ka tejkaluar shpejtësin ku shpejtësia ishte e limituar në bazë te shenjes ishte 50 km/h gjersa ai ishte duke levizur me shpejtesi 117km/h.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit ne vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dhe te shqiptuar dy (2) pikë negative, ndersa ndaj kundërvajtësit tjeter treqinde(300) euro si dhe i eshte shqiptuar masa mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë /2LONLINE/