DYLON

Pensionohet mësimdhënësja Sadije Mushica – Musliu

Pensionohet mësimdhënësja Sadije Mushica – Musliu
Avatar photo Redaksia

Pas një pune mbi katër dekada në arsim, është pensionuar mësimdhënësja e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Shkollën e Mesme të Ultë “Selami Hallaqi” në Gjilan.

Me këtë rast në këtë shkollë është mbajtur një takim lamtumirës, në të cilin drejtori i ri shkollës Liridon Ismajli mësimdhënësen Sadije e ka nderuar me mirënjohje dhe kolektivit me dhurata në shenjë kujtimi, shkruan kryelajmi.com

EkoHigjiena

Sadije Mushica Musliu, mësimdhënësja e gjuhës shqipe, shënon fundin e një kapitulli të shkëlqyer të karrierës së saj me pensionimin e saj pas mbi 40 viteve të ndjekura me devotshmëri në fushën e arsimit.

Kontributi i saj i jashtëzakonshëm ka formuar dhe frymëzuar gjenerata të ndryshme të nxënësve. Të gjithë nxënësit, kolegët mësimdhënës dhe stafi udhëheqës ndjejnë një mirënjohje të pafund për angazhimin dhe përkushtimin e saj.

Ne urojmë që pensioni i saj të shoqërohet me shëndet të qëndrueshëm dhe momente të gëzueshme të relaksimit, sepse të gjitha meritat e kësaj sfide të madhe janë për të, është thënë nga kolegët e saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.