Gjilani ka arritur të triumfojë në ndeshjen jetike atë të barazhit ndaj Besës së Pejës.
Golin e artë të takimit e shënoi Keita Razak në minutën e 24-të të takimit, duke krijuar epërsinë e pjesës së parë, e cila u ruajt edhe në pjesën e dytë, prë të qenë edhe rezultati final i kësaj ndeshje.
Ndonëse, ishte një ndeshje e baraspeshuar me disa gjysmë raste, të dyja klubet tregoheshin të kujdesshme në mbrojtje. Megjithatë, rezultati minimal prej 1:0 i ndihmoi Gjilanit të fitojë biletën që edicionin 2019/2020 të garojë në Superligë.
Me këtë humbje Besa bie në Ligën e Parë.
Gjilani ka marrë mbështetje nga qindra shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të cilët ishin aty pranë klubit në ndeshjen vendimtare të vitit.
Udhëheqësit e klubit gjilanas dhe futbollistët pas ndeshjes janë shprehur të lumtur me fitoren e sotme, duke vlerësuar se e merituan Superligën, aty ku do t ë garojnë edhe edicionin e radhës.