Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar se një person gjatë një ahengut familjar në oborrin e shtëpisë se tij, ka shtënë me armë zjarri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet reaguese me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes ku pas kontaktit me të dyshimtin, i njëjti ka bashkëpunuar dhe ka treguar se kishte shtënë me armë zjarrit.
Ai kishte përdorur një pistoletë Ekol Jackal Compakt cal.9mm, me këtë rast i dyshuari e ka dorëzuar armën menjëherë dhe është sjellë në stacion policor ku është intervistuar.
Zëdhënësi Hashani ka thënë se arma është konfiskuar si dhe një karikator i zbrazët. Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë.
“Edhe për kundër thirrjeve dhe apeleve po dëgjohen të shtëna me armë nëpër ahengje dhe dasma familjare, Policia e Kosovës vazhdon t’i thërras dhe apelojë të gjithë që të “festohet me zemër dhe jo me armë”, Zero tolerancë për të gjithë ata që në çfarëdo mënyre shkrepin me armë zjarri, dhe se do të përballen me ligjin dhe do të sillen para gjykatës”, ka thënë zëdhënësi Hashani.