/2L ONLINE/ – Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije ankuesja shqiptare, kosovare, ka raportuar në Policinë e Gjilanit, se rreth nënte muaj me herët ishte ndare nga ish i dashuri i saj E. B. nga Rahoveci,mirëpo gjate kësaj kohe në vazhdimësi ai i kishte dërguar mesazhe kërcënuese ne telefonin e saj se do t’ia vras anëtaret e familjes dhe do publikoje foto te saje ne rrjetin Facebook si dhe i kërkon para ne vlere:5000 euro qe mos ta ndërmerr këtë veprim.
“I dyshuari është arrestuar nga policia e Rahovecit dhe nga njësiti i hetimeve është shoqëruar ne lokalet e policisë në Gjilan. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe në tërësi e pranoi se e ka kryer këtë vepër me arsyetim se ankuesen e dashuron ende dhe sipas tij dëshiron ti kthehet”, ka thënë nënkolonel Azizi.
Sipas tij, lidhur me ecurinë e kësaj lënde gjatë tërë hetimeve të zhvilluara nga njësiti përkatës ka qenë i njoftuar prokurori për Krime të rënda nga Prokuroria Themelore, i cili të dyshimtit i lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë. /2L ONLINE/