Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, duke goditur me kaçavidë viktimën mashkull K-Shqiptar.
Sipas raportit policor viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.