Autoritetet policore kanë bërë me dije se po hetohet një rast “falsifikim i parasë”.
Sipas policisë, rasti është regjistruar në Gjilan dhe ankuesi ka thënë se në marketin ku ishte duke punuar, një klient, për të i panjohur, dy herë radhazi kishte shkuar dhe kishte blerë disa gjësende dhe pagesën e kishte bërë me nga 100 franga zvicerane e që më pas është vërejtur se paratë dyshohet të jenë të falsifikuara.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të hetohet.
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan 04.07.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në një market një klient për të i panjohur dy herë radhazi kishte shkuar dhe kishte blerë disa gjësende dhe pagesën e kishte bërë me nga 100 franga Zvicerane e që më pas është vërejtur se paratë dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të hetohet. /2LONLINE/