DYLON

Ja vendimet e sotme të Qeverisë, përfshirë miratimin e skemës së pensionit parcial kontributpagues

Ja vendimet e sotme të Qeverisë, përfshirë miratimin e skemës së pensionit parcial kontributpagues
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

-Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i cili eliminon diskriminimet dhe ofron trajtimin e barabartë për të gjithë përfituesit e skemave pensionale në vendin tonë.

EkoHigjiena

Përmes tij do të adresohet çështja e pabarazisë disavjeçare të mosnjohjes të së drejtës pensionale në skemën e pensionit kontributpagues për një numër të madh të pensionistëve të cilët nuk përmbushin kriterin prej 15 vitesh kontribut në ish-sistemin pensional.

Për të eliminuar këtë diskriminim për të gjithë ata që janë larguar dhunshëm nga puna në vitet e 90-ta, Qeveria ka miratuar sot skemën e pensionit parcial kontributpagues.

-Kodin Doganor dhe i Akcizave i cili harmonizohet me legjislacionin evropian dhe përshtatet me zhvillimet e reja në fushën e tregtisë.

Ky projekt-kod paraqet kornizë gjithëpërfshirëse për rregullat dhe procedurat doganore në territorin doganor të Republikës se Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.