/2L ONLINE/ – Në stacionin policor në Gjilan është paraqitur ankuesja Shqiptare shtetase e Kosovës së bashku me djalin e saj i raportuar si i humbur më datën 04.08.2016. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në prezencën e saj është intervistuar i mituri, ku i njëjti ka deklaruar se me vet dëshirë kishte ikur nga shtëpia me qëllim që të dal në një shtetet perëndimor që të jetoj jetë më të mirë.
Gjatë kohës sa kishte qenë larg nga shtëpia nuk ishte keqtrajtuar apo maltretuar nga askush. I njëjti ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte larg shtëpie kishte qëndruar nëpër shtete të ndryshme perëndimore si Hungari, Austri etj. Rasti mbyllet për administratë. /2L ONLINE/
fotoilustruese