Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast “zjarrvënie”.
Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur.
Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Rasti në hetime. /2LONLINE/