Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se më 27.08.2017, tre persona te dyshuar, me veturën Passat ngjyre hiri, me nr targa 01-787-CB, kanë kryer vjedhje ne rajonin e Gjilanit.
Fillimisht këta persona kishin shkuar te Drini Market dhe në këtë market kishin vjedhur 15 pako bateri 1.5 volt të firmeë Varta, vlera 22.50 euro si dhe 4 shampona të firmës “Head and Shoulders” 28.60 euro.
Po ashtu, të njëjtit pasi kishin kryer vjedhje në këtë market, kishin shkuar te Agmia Center në parkingun e kësaj qendre tregtare i dyshuari Rafet Islami kishte hapur derën përpara, ana e djathtë, të një veture, të pronarit A. S. ku nga kjo veture nuk kishin vjedhur asgjë.
Më pas të njëjtit kishin shkuar te qendra tregtare ETC, në këtë market i dyshuari Mentor Konjusha kishte vjedhur, 7 krema Nivea, vlera 70 euro si dhe i dyshuari tjetër Rafet Islami kishte vjedhur 2 krema Nivea vlera 20 euro.
Gjithnjë sipas nënkolonel Shaban Azizit, gjatë kontrollit në veturën e te dyshuarve janë gjetur 15 pako bateria të firmës varta si dhe 4 shamponë ”Head and Shoulder”, të cilat janë konfiskuar. Gjithashtu është konfiskuar edhe vetura Passat ngjyre hiri me targa 01-787-CB pasi është përdorur për të kryer veprat.
I dyshuari i tretë, i identifikuar si”Luli”, është në arrati. “Nuk kemi të dhëna me shumë në lidhje me këtë person”, ka thënë Azizi.
Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj dy të dyshuarve është ngritur kallëzim penal si dhe të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan, për 48 orë.