Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë muajit Gusht 2022 ka realizuar aktivitete të cilat dalin nga ky plan.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.
Gjatë këtij muaji është arritur që të realizohen gjithsejtë tetëdhjetë e tetë (88) urdhëresa Gjyqësore të Gjykatave Themelore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001”, njofotn Policia e Kosovës. /2LONLINE/