Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në Gjilan janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjilan 21.07.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjilan 21.07.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /2LONLINE/