Arrestohet një person për veprën ‘Blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike’.
Më datë 25.09.2023 në vazhdimësi të detyrave operacionale në teren nga DHTN Gjilan është ndaluar personi i dyshuar Sh.K., m/k (viti I lindjes 2001), ku të njëjtit në xhep iu janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të dyshuara substancë narkotike e llojit marihuanë, e që më pas është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë ku është gjetur edhe nje sasi tjetër e narkotikëve.
Substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me ç’rast ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 33.87 gram. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga PTHDKR dhe i njëjti ka sygjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në ndalim policrr për 48 orë.
Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/