/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se pas hetimeve të zhvilluara, nga policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve në Gjilan,përmes rrugëve operative, kanë siguruar informata të besueshme se i dyshuari, në shtëpinë e tij .rruga “Martirët e Gjilanit”, në Gjilan, mban sendet të cilat janë vjedhur.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se me urdhëresë të Gjykatës Themelore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar shumë dëshmi për të cilat dyshohet se janë të vjedhura, në shtëpinë e një ankuesi, si dhe dëshmi të tjera për të cilat dyshohet se janë të vjedhura në lokacione të ndryshme.
“Si vazhdimësi e bastisjes së parë, janë realizuar edhe dy bastisje tjera, të cilat po ashtu kanë rezultuar me konfiskimin e sendeve, që dyshohet se janë te vjedhura. Lidhur me këto raste janë arrestuar katër të dyshuar, qê tê gjithë shqiptar shtetas tê Kosovës,të cilët pas intervistimit, me vendim të Prokurorit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Sipas tij, të dyshuarit e arrestuar dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer edhe disa raste të tjera “Vjedhje’’ dhe “Vjedhje të Rënda”, Rastet po hetohen veç e veç. /2L ONLINE/