Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan dhe Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Mitrovicë falë një punë mirë të organizuar operacionale kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar A.B. (1986) i cili ishte nën kërkim policor nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan për shkak të një rasti të mashtrimit i ndodhur në Gjilan.
I dyshuari besohet se kishte konsumuar të gjithë elementet e veprës penale të mashtrimit duke vënë në lajthitje ankuesin me rastin e shtijës së një veture, ku viktima në llogarinë e të dyshuarit kishte deponuar një shumë të konsiderueshme të parave, ndërsa i dyshuari nuk kishte realizuar marrëveshjen e sjellës së veturës.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mashtrim’’ dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/