Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 14.06.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovarë L.S. (1996)
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan për vuajtje të dënimit me burgimi prej njëqind (100) ditë për veprën penale ‘’ Posedim i subëstancave narkotike’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar menjëher në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave. /2LONLINE/