/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një qytetar me dyshimini se ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike. Në rapotin re policisë thuhet se rrugën “Xhorxh Washington”, në Gjilan, njësiti policor për hetimin e krimit të organizuar sektori për krime kompjuterike, pas hetimeve të zhvilluara me datë 25.01.2017 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi ka kryer veprën penale të krimeve kibernetike.
“Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse. Gjatë bastisjes, në cilësi të provave materiale, janë konfiskuar: një veturë VW Pasat 3C, 23 kartela bankare të ndryshme, një sony Play station, tre USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri SIM kartela si dhe dokumente dhe fletë-dërgesa bankare”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustrim