/2L ONLINE/ – Autoritetet policore, në raportin e tyre të incidenteve kriminale të 24-orëshit të fundit, kanë raportuar edhe për një rast në Gjilan, të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16 vjeç.
Në raportin policor thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare të moshës se mitur.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore . /2L ONLINE/
/fotoilustruese/