Drejtoria për Hetimin me Narkotikë (DHTN), përmes rrugëve operative ka pranuar informacionin se në një shtëpi në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan, do të bëhet shitblerje e substancave narkotike.
Pas verifikimit të informacionit dhe identifikimit të lokacionit të saktë, në konsultim me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, rreth orës 20:15 është kontrolluar ( bastisur) një shtëpi, në bodrumin e së cilës janë gjetur 5 kg. e 155 gramë substancë narkotike e llojit heroinë e cila ka qenë e paketuar në 5 paketime, e vendosur në një valixhe sportive.
Lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar:
SH .Z, shtetas kosovar
Pas hetimeve fillestare është arritur të kuptohet se në rast është i përfshirë edhe një person shtetas i Serbisë i cili për momentin gjendet në arrati.
Substancat narkotike janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore për Krime të Rënda në Gjilan.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative në vend.
Në vijim keni foto të dëshmive të konfiskuara.