DYLON

AKV “Gjilani” pjesëmarrës në Festivalin e këngës qytetare “Teuta” në Tetovë

AKV “Gjilani” pjesëmarrës në Festivalin e këngës qytetare “Teuta” në Tetovë
Avatar photo Redaksia

Pas aktiviteteve dhe sukseseve të shumta të kohëve të fundit, AKV “Gjilani, ishte pjesë edhe e Festivalit tradicional të këngës qytetare – “Teuta” në Tetovë, i cili u mbajt në kuadër të festave të nëntorit në qytetin e Tetovës, ka bërë me dije kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati.

Sipas tij, me një kolazh këngësh të përzgjedhura nga mjeshtri gjilanas, Murat Ismajli nën shoqërimin e orkestrës profesioniste të përbërë nga Bekim Rexhepaj, Burhan Azizi, Besim Baftiu, Arsim Baftiu, Fazli Berisha, e ku këngëtarët gjilanas: Qemajl Musliu, Remzi Leka, Nazim Gagica, Nehat Ferati, Meti Maloku, Eronita Qerimi dhe Adnan Leka, dhanë gjithçka nga përvoja e tyre për të paraqitur sa më mirë vlerat e tona kombëtare dhe për ta kënaqur publikun artdashës tetovar që ishte në masë të madhe prezent.

“Këto ngjarje kulturore janë shume të domosdoshme për ruajtjen dhe kultivimin e këngës sonë, andaj një falënderim të veçantë për organizatorët për pritjen e jashtëzakonshme dhe që po arrijnë me shumë mund të mbahet ky festival dhe festivale tjera në qytetin e Tetovës”, ka thënë Ferati.

EkoHigjiena

Sipas ti, AKV “Gjilani, po vazhdon përgatitjet në kushte jo të mira për programet e ardhshme sepse ka disa ftesa, por do të shikohen mundësitë financiare nëse do te kanë mbështetje nga institucionet tona, për të marr pjesë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.