Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan me datën 26.01.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizoj dhe të arrestoj të dyshuarin shqiptar F.H. (1983).
Arrestimi i tij është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’ dhe ,,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës’’ i ndodhur me datën 14.09.2020 në një lokal afarist në Gjilan.
I njëjti po ashtu ishte në kërkim policor edhe në bazë të një urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Nga Prokurori i Shtetit ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/