DYLON

Kryetari Haliti diskutoi me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023, ku Vitia ka shkallën e ekzekutimit të buxhetit 98.52%

Kryetari Haliti diskutoi me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023, ku Vitia ka shkallën e ekzekutimit të buxhetit 98.52%
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Në këtë takim fillimisht janë prezantuar Pasqyrat Financiare Janar-Dhjetor 2022, nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri.

Sipas këtyre pasqyrave gjatë kësaj periudhe financiare janë inkasuar të hyra vetanake në vlerë prej 1.183.367 euro, apo shkalla e inkasimit, bazuar në planifikimin vjetor është 119,79 %. Ndërkaq shkalla e ekzekutimit

EkoHigjiena

Gjithmonë sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për periudhën janar-dhjetor është 98,52% në krahasim me alokimet me të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike. Këtë gjë e vlerësoj lartë kryetari Haliti duke i falënderuar të gjithë për bashkëpunimin. Ai po ashtu kërkoj që të vazhdoj bashkëpunimi në interes ë qytetarëve të komunës së Vitisë. Përndryshe në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera, planet për vitin 2023 dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshëm gjatë këtij viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.