Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan me datën 12.04.2023 deri sa ishe në një pikë të kontrollit të automjeteve në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, ka ndalur për kontrolle rutinore një kamion me targa të shtetit të Serbisë.
Gjatë kontrollit të dokumenteve vozitësi i këtij kamioni V.J. (viti i lindjes 1978, mashkull shtetas i Serbisë) zyrtarëve policor u ka ofruar njëzetë (20) euro ryshfet.
I dyshuari është arrestuar nga ana e policisë, është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe parat janë konfiskuar si dëshmi për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Dhënia e ryshfetit’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore. /2LONLINE/