Autoritetet policore të Gjilanit kanë bërë me dije se në rrugën ‘’Raif Halimi’’, në qytetin e Gjilanit, policia ka ndalur një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit te pasagjeri i kësaj veture A.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) në çantën e krahut, ka gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Zastava e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, të gjitha këto pa leje.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ , thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE/