Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është regjistruar në statistikat policore, një rast i “dhunës në familje”.
Sipas policisë, e dyshuara, e cila është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj, e kishte sulmuar atë fizikisht.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan, 06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/