DYLON

Gjilan: I pakënaqur me gjobë, nis veturën vrullshëm sa që rrezikon policët dhe godet veturën e policisë

Gjilan: I pakënaqur me gjobë, nis veturën vrullshëm sa që rrezikon policët dhe godet veturën e policisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije për një rast: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas autoriteteve policore, në Gjilan është arrestuar i dyshuari, i cili në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën vrullshëm duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur edhe veturën zyrtare të policisë.

EkoHigjiena

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

·         Gjilan, 07.11.2021 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti gjersa kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policor si dhe kishte goditur veturën zyrtare të policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.