/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se një femër është arrestuar në Gjilan si e dyshuar se ka rekrutuar femra për në Gjermani me qëllim të shfrytëzimit të tyre për shërbime seksuale.
Sipas raportit policor, e dyshuara është arrestuar nën dyshimin se e njëjta në bashkëpunim me disa të dyshuar të tjerë, kanë rekrutuar femra në Gjermani me qëllim të shfrytëzimit të tyre për shërbime seksuale.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, lidhur me rastin në fjalë që policia e ka kategorizuar si “trafikim me njerëz”. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/