DYLON

Kujdes të shtuar nga celularët

Avatar photo Redaksia

Organizata Botërore e Shëndetit, ka konstatuar se telefonat celularë mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut për shkak se shkaktojnë kancer, transmeton Klan Kosova.

Është shumë shqetësues mendimi se një mjet që përdoret aq shumë sot, është i lidhur me kancerin në tru, mirëpo prapë se prapë ka mundësi që shanset për të marrë kancer nga përdorimi i telefonit të ulen.

EkoHigjiena

Përdorni dëgjuese

Dëgjueset janë shumë të rëndësishme nëse doni që telefonin ta mbani larg. Kur ju përdorni dëgjuese qëndroni më larg nga radioaktiviteti i valëve të telefonit celular për shkak se e mbani kokën larg tij. Sa më larg të jeni aq më i vogël është rrezatimi dhe aq më pak dëm mund të bëjë.

Shkruani mesazhe

Telefoni celular shfrytëzon më pak energji kur shkruani se sa kur flisni në telefon. Po ashtu të shkruarit me telefon, e mbanë larg celularin nga koka juaj.

Mundohuni të flisni në telefon kur keni shumë valë

Kur telefoni juaj e ka problem që t’i absorbojë valët e operatorit telefonik, atij i duhet ta rrisë performancën që t’i sjellë valët. Kur ndodheni në një lokacion që valët janë të mangëta, shmangini bisedat telefonike në ato vende.

Mos bëni telefonata në ashensor e as në veturë

Nëse nuk e keni ditur, telefonave ju duhet më shumë energji që të krijojnë koneksion apo lidhje në hapësira të mbyllura prej metali. Kjo ndikon direkt në rritjen e radioaktivitetit, që stimulon shumimin e qelizave kancerogjene.