DYLON

KDI: Lufta kundër korrupsionit në këtë vit nuk ka pasur përparim

Avatar photo Redaksia

Në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se lufta kundër korrupsionit në këtë vit nuk ka pasur përparim.

Artan Canhasi nga KDI tha se viti 2015 është vit i humbur në luftën kundër korrupsionit dhe se ka probleme me projektimin nga institucionet e Gjyqësorit.

EkoHigjiena

Canhasi tha se Qeveia dhe as organet kompetente nuk kanë ndonjë plan se si do të adresohet ky problem më tej, duke e akuzuar Qeverinë për ndërhyrje në institucionet e Gjyqësorit.

Po ashtu, sipas tij, prokurimi publik mbetet problem tipik në këtë fushë ku paratë publike transferohen tek personat privatë, të cilët pastaj financojnë fushatat zgjedhore tw politikanëve.

Canhasi gjithashtu tha se politika në këtë vit ka filluar dhe ka eskaluar me dhunë ndërmjet pozitës dhe opozitës dhe kjo ka bërë që të humbet dhe plotësisht edhe prioriteti për luftën kundër korrupsionit, siç tha ai kjo po shkakton probleme tash edhe në liberalizimin e vizave dhe investimet e huaja.

KDI ka përgatitur edhe disa kartolina për Qeverinë, Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësorin me këshilla se si të bëhet lufta kundër Korrupsionit.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=51294

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.