Në kuadër të zbatimit të planit operacionale ,,Goditja 2023’’ njësiti për reagim të shpejtë ne bashkëpunim me drejtorinë e hetimit të narkotikëve në Gjilan me datën 21.08.2023 rreth orës 00:30 kanë ndalur për kontrolle rutinore një automjet.
Gjatë kontrollit të personave të cilit ishin në automjet tek i dyshuari L.H. (viti i lindjes 2004, mashkull kosovar shqiptar) është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 26.11 gram.
Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetur prova se në këtë rast është i përfshirë edhe i dyshuari i dytë D.I. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar shqiptar). Të dy të dyshuarin janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Prokurori i shtetit ndaj të dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge’’. /2LONLINE/