DYLON

Drita kthehet nga Prizreni vetëm me një pikë

Drita kthehet nga Prizreni vetëm me një pikë
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para në kuadër të javës së 2-të në Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra gjilanase FC Drita është kthyer nga Prizreni vetëm me një pikë, pasi ka barazuar me Lirinë,  pa gola 0:0.

EkoHigjiena

Ndonëse ndeshja u dominua nga gjilanasit, madje edhe shënuan tre gola, asnjëri prej tyre nuk ishte i vlefshëm për shkak të pozitës jashtëloje, për të bërë që epilogu i takimit të jetë pa gola.

Ndërsa, në ndeshjen tjetër Malisheva ka fituar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 6:1.

Përndryshe, të dielën do të kemi dy ballafaqimet tjera: Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Llapi-Dukagjini, derisa të hënën luhet ndeshja Gjilani – Prishtina.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.