Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Gjilanit, ka organizuar një varg aktivitetesh, të cilat kanë filluar nga 24 nëntori dhe do të vazhdojnë deri më 28 nëntor.
Është mbajtur aktiviteti i ecjes malore nga Penda e Livoçit, ku është vizituar vendi i quajtur Quka dhe Kalaja e Poneshit, e cila është zbuluar tash një dekadë. Arkeologët kanë thënë se kalaja është mijëra vjeçare.
Derisa është zhvilluar turneu i futbollit ndërmjet veteranëve të Dritës e Gjilanit në Stadiumin Sintetik.
Po ashtu është mbajtur edhe Festivali Folklorik mbarëkombëtar i valleve për fëmijë.
Kryetari i komunës Alban Hyseni, gjatë ditës ka prit të vegjëlit të cilët kanë nisur festimet për Ditën e Flamurit.
I pari i Gjilanit, tha se 112-vjetori i Ditës së Flamurit këtë vit na mbledh në një sërë aktivitetesh, që kanë për synim të na kujtojnë rëndësinë e unitetit dhe vlerësimin për trashëgiminë tonë kombëtare.
“Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni në këto ngjarje dhe ta festojmë këtë ditë me krenari dhe nderime ashtu siç i ka hije”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Aktivitetet festive vazhdojnë deri me 28 nëntor. /2LONLINE/