Duke iu referuar raportit të Prokurorit të Shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’. /2LONLINE.com/