Policia shqipton 388 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 335 gjoba trafiku

Policia shqipton 388 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë dhe 1 mijë e 335 gjoba trafiku

Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 388 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portlai 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 335 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 22 aksidente me të lënduar dhe 43 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 14 persona, 4 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 4 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE