Futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, shqiptari Shkodran Mustafi duket se nuk do të qëndrojë edhe gjatë te Arsenali.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur gjiganti italian Milan, por ende pa bërë hapa konkret.
Mustafi është duke pritur një ofertë zyrtare nga Milani, por deri më tani italianët kanë shfaqur vetëm interesim.
Së fundmi ka dal në skenë emri i Fenerbahces, ku mediat angleze raportojnë se gjiganti turk është gati ta transferojë mbrojtësin shqiptar.
Gjatë javës së ardhshme, përfaqësues të klubit turk do të udhëtojnë drejt Londrës për tu takuar me krerët e Arsenalit.